LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket me shumë stil përkrah Taika Waititit teksa marrin pjesë ne eventin e “Adidas”

Rita Ora duket me shumë stil përkrah Taika Waititit teksa marrin pjesë ne eventin e “Adidas”

Rita Ora dhe bashkëshorti Taika Waititi dukeshin tërë shkëlqim në eventin “Flipper’s Roller Boogie Palace x Adidas Originals” në Londër të shtunën në mbrëmje (2 dhjetor).

Krijuesja e hiteve, 33 vjeçe, tregoi stilin e saj të patëmetë me një xhaketë bezhë me saten, të bashkuar me një kapuç dhe pantallona të ngjashëm.


Ajo e kompletoi ‘look’-un me atlete të kaltra, ndërsa e përfundoi me syze dielli të theksuara portokalli dhe bizhuteri ari.

Ndërkohë Taika, 48 vjeç, veshi një bluzë dhe pantallona të kaltër, së bashku me një bluzë rozë të zbehtë.

Kjo vjen pasi Rita po i largohet pak kohë muzikës pasi kohët e fundit e ka kthyer vëmendjen në një perspektivë tjetër karriere.

Këngëtarja ka kaluar kohë në vendlindjen e saj në Kosovë dhe ka vendosur ta lërë mënjanë shkrimin e këngës së saj teksa eksploron një rrugë të re karriere – realizimin e dokumentarëve.

Ajo ka punuar me të njëjtin ekip pas filmit të fundit të Nirvanas, teksa gërmohet në një projekt të fokusuar në kulturën e atdheut të saj.

Rita ka lindur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vitin 1990, por u zhvendos në Britani të Madhe me prindërit e saj kur ishte foshnjë.

Së fundmi ylli u kthye në vendlindje me bashkëshortin e saj Taika Waititi, 48 vjeç, për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të.

Duke folur për kohën e saj në Kosovë, ajo tha se vendasit ishin magjepsur nga historia e saj dhe kishin ëndrra për të ndjekur gjurmët e saj.

Ajo tha për The Sun se është në mes të xhirimeve të një dokumentari të fokusuar në kulturën e të fëmijëve në Kosovë.

“Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re. Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë”, tha ylli.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Rita dhe familja e saj u shpërngulën në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1991 dhe Rita shkoi në Shkollën e Teatrit Sylvia Young në Londër, ku ajo shpejt synoi për të qenë këngëtare.

Vitin e kaluar, Rita foli për historinë e saj familjare në një intervistë me Louis Theroux për serinë e tij të intervistave.

Ajo shpjegoi se nëna Vera, ishte një psikiatër, ndërsa babai i saj, Besniku, ishte një ekonomist në Kosovë, por ai duhej të ikte për t’i shpëtuar rrezikut të persekutimit.

Pasi në Angli, babai i Ritës hapi një pijetore, ndërsa Rita lulëzoi në art. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori