Ajo ka shkuar në palestër thuajse çdo ditë që kur arriti në Sydney përpara paraqitjes së saj në spektaklin “The Voice Australia”.
Dhe Rita Ora, 32 vjeçe, tregoi frytet e punës së saj ndërsa po shkonte në një seancë tjetër djersitjeje në Darlinghurst të enjten, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” ekspozoi barkun e saj me muskuj, me një veshje sportive shumë të dukshme me ngjyrë ulliri.
Ajo e përfundoi veshjen e saj me një pallto të zezë të qepur, çorape të kuqe me atlete dhe një palë syze dielli drejtkëndëshe.
Ylli me prejardhje shqiptare i kishte lidhur flokët e saj bionde, gjersa kishte aplikuar pak makijazh në fytyrë.
Rita gjithashtu i pëlqen ushtrimet e ‘Pilates’ dhe ka ndjekur disa klasa ushtrimi që kur mbërriti në Australi.
Përmes fotografive dhe videove, ajo ndan me ndjekësit e saj në Instagram momente nga stërvitjet e saj rraskapitëse në palestër.
Këngëtarja bën edhe ‘cardio’ dhe nuk e shtyn më veten ‘derisa të ndihet e sëmurë’.
Rita së fundmi detajoi se si ajo ka lidhur trupin dhe mendjen e saj së bashku me një video që e tregon atë në një klasën e ushtrimeve duke bërë ‘Reformer Pilates’ dhe një fotografi tjetër në të cilën ajo shijonte një koktej me barkun e saj të vënë në pah.
Në mbishkrimin e gjatë krahas postimit, ajo shkroi: “Vitin e kaluar deri më tani kam qenë në një udhëtim për të lidhur vërtet trupin dhe mendjen time. Unë i kushtoj shumë kohë vetes për t’u ndjerë e fortë fizikisht (duke punuar në formën time – qëndrimin – forcën)”.
“Unë jam gjithmonë një punë në progres, por nga ana tjetër lumturia vjen nga dashuria që kam për atë që bëj – ngrirja në shkretëtirë sepse të gjithë dëshironit më shumë pamje vizuale për të lavdëruar, zërin që stërvit disa vokalistë të jashtëzakonshëm”, theksoi artistja shqiptare.
Rita më parë i tha revistës Shape se i pëlqen të qëndrojë në top formë duke bërë stërvitje të vazhdueshme.
“Zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam. Bëj tre qarqe dhe e përsëris atë tri herë. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barku im, kështu që bëj shumë ‘squats’ dhe ngritje peshash”, shpjegoi ajo.
Ajo së fundmi mbërriti në Sydney me bashkëshortin e saj, regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi. Çifti u martuan gjatë verës, me Ritën që zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.
Ajo tha në një intervistë të fundit për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se puna ime është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private ceremoninë sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë të tilla”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK-ja vendos detyrime tatimore ndaj këngëtarit Sinan Vllasaliu, akuzohet se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me mbi 24 mijë euro

Emina Çunmulaj bëhet pjesë e jurisë të "Miss USA 2023"

Shakira besonte në dashuri të përjetshme me Gerard Piquen: Mendoja se vetëm vdekja do të na ndante

Si rrallë herë, Zayn Malik publikon foto të vajzës së tij në rrjetet sociale

Reagimi i mrekullueshëm dhe plot krenari i Rita Orës kur në ekran i shfaqet foto e Dua Lipës

Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias