LAJMI I FUNDIT:

“Gjeni një shoqe që ju mbështet si Rita Ora-Bebe Rexhën”, videoja suportuese e dy artisteve shqiptare bëhet virale në TikTok

“Gjeni një shoqe që ju mbështet si Rita Ora-Bebe Rexhën”, videoja suportuese e dy artisteve shqiptare bëhet virale në TikTok

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Vite më parë ato realizuan një bashkëpunim me artistet Cardi B dhe Charli XCX (kënga “Girls”), i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.


Që nga depërtimi i tyre i përbashkët në tregun ndërkombëtar të muzikës, dy artistet me origjinë shqiptare e kanë mbështetur shumë njëra-tjetrën.

Këtë e tregon edhe një video, e cila ka qarkulluar së fundmi me të madhe në rrjetin social TikTok.

Bëhet fjalë për momentin kur Bebe Rexha kishte organizuar një ndejë private për të promovuar albumin e aj më të ri të vetë-titulluar “Bebe”.

Rita Ora fotografohet në një dalje solo pa bashkëshortin në një lokal të Sydneyt
Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet në një dalje solo pa bashkëshortin në një lokal të Sydneyt

Teksa kishte kënduar live për të pranishmit shumë prej këngëve të reja të albumit, në audiencë mund të shihej këngëtarja tjetër e famshme, Rita Ora.

Bebe Rexha dhe Rita Ora (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Artistja nga Kosova e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, dhe motra e saj, Elena, dukej e mahnitur nga interpretimi i koleges së saj, teksa vazhdimisht i shkëlqenin sytë teksa e shihte atë të performonte.

Bebe Rexha duket tërheqëse në imazhet e reja, ndërsa paralajmëron bashkëpunimin e ri "Stars"
Lexo po ashtu Bebe Rexha duket tërheqëse në imazhet e reja, ndërsa paralajmëron bashkëpunimin e ri "Stars"

Videoja e cila është shpërndarë me të madhe në TikTok, është shoqëruar me përshkrimin: “Merrni një mik që ju mbështet juve ashtu siç Rita Ora është duke mbështetur Bebe Rexhën”.

Mesa duket shoqëria mes dy vajzave shqiptare është bërë një shembull se si duhet të funksionojë një shoqëri siç duhet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Kalo në kategori