LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe ‘Little Mix’ morën vëmendje me paraqitjet e tyre në MTV EMAs 2020

Rita Ora dhe ‘Little Mix’ morën vëmendje me paraqitjet e tyre në MTV EMAs 2020

Yjet e ‘Little Mix’, Perrie Edwards, Jade Thirlwall dhe Leigh-Anne Pinnock befasuan me dukjet e tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Grupi po ashtu ishin në shoqërinë e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila njëherësh shkëlqeu me pamjen e saj glamuroze.


Perrie, 27 vjeçare, Jade, 27 vjeçare dhe Leigh-Anne, 29 vjeçare, prezantuan shfaqjen, e cila po xhirohej në lokacione të ndryshme nga gjithë bota, gjersa performuan këngën e tyre të fundit “Sweet Melody” nga albumi i ri “Confetti”.

Yjet e ‘Little Mix’ (Foto: Getty Images)

Treshja ishte parë pa anëtaren e katërt Jesy Nelson, e cila u detyrua të tërhiqej nga ngjarja dhe finalja e ‘Little Mix: The Search’ për shkak të sëmundjes.

Ngjarja e realizuar pa publik në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë mblodhi yje të famshëm përfshirë këtu, Alicia Keys, Madison Beer dhe Zara Larsson, të cilat interpretuan nga Los Angeles, Londra dhe Kanadaja.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Rita në anën tjetër zgjodhi një fustan të shkurtër të veçantë ngjyrë të verdhë, derisa dukjen e kompletoi me një palë taka të zeza rrjete.

Publikohet lista e plotë e fituesve në MTV EMA 2020
Lexo po ashtu Publikohet lista e plotë e fituesve në MTV EMA 2020

Ajo po ashtu në fytyrë mbante një rrjet dhe një aksesor të zi bashkë me flokët e kapura.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Kujtojmë që në nominime nuk ishte asnjëra prej këngëtareve shqiptare, përpos Dua Lipës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Kalo në kategori