LAJMI I FUNDIT:

Rita e shqetësuar për nënën e saj, e cila është rikthyer në vijën e parë të frontit gjatë pandemisë së COVID-19

Rita e shqetësuar për nënën e saj, e cila është rikthyer në vijën e parë të frontit gjatë pandemisë së COVID-19

Rita Ora ka folur sërish rreth nënës së saj duke thënë se është mjaft e shqetësuar, pasi ajo po vazhdon të punojë në vijën e parë të frontit mes pandemisë së coronavirusit.

Këngëtarja, 29-vjeçare, bisedoi me Amanda Holden dhe Jamie Theakston në ‘Heart Radio’ të mërkurën dhe tha se ndjehej e frymëzuar nga veprimet e nënës së saj 55-vjeçare, Vera Sahatçiu.

Vera po punon si psikiatre në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, ku po kujdeset për njerëzit që kanë probleme të shëndetit mendor, si dhe për të prekurit nga COVID-19.

Kur Amanda e pyeti se çfarë po bën mamaja e saj, Rita tha: “Unë i flas asaj çdo ditë – ndoshta dy herë në ditë. Unë jam e shqetësuar por nuk ka gjë që mund të ndalë atë”.

Rita Ora: Izolimi na ka bërë të kuptojmë më shumë vlerën e jetës, të gjithë jemi në të njëjtën barkë tani
Lexo po ashtu Rita Ora: Izolimi na ka bërë të kuptojmë më shumë vlerën e jetës, të gjithë jemi në të njëjtën barkë tani

“Nëna ime është një person tejet pozitiv dhe madje përgjatë gjithë kësaj, ajo ka qenë e motivuar”.

“Ajo ndjehet sikur është detyra dhe përgjegjësia e saj. Është shumë frymëzuese kur shoh se ngrihet çdo ditë për të ndihmuar njerëzit që po luftojnë me jetë”.

Këngëtarja thotë se kjo krizë globale e ka ndihmuar atë ‘të vlerësojë gjithçka më tepër’, dhe shpreson që bota të jetë një vend më të mirë pasi të kalojë kjo pandemi.

“Unë vërtet vlerësoj gjithçka shumë më tepër tani. Të gjithë jemi në të njëjtën barkë dhe me të vërtetë shohim se çfarë është më e rëndësishme në jetë”, ka thënë mes tjerash ylli shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori