Rregullat e ashpra që po përjeton P.Diddy pas sherrit në burg

Sean “Diddy” Combs po qëndron në izolim në burgun federal FCI Fort Dix në New Jersey, pas një përleshjeje fizike me një të burgosur tjetër.
Sipas rregullave të burgut, ai është vendosur në “Disciplinary Segregation” (izolim disiplinor), i njohur ndryshe si 'vrima', ku të burgosurit humbasin disa privilegje për shkelje të rregullave.
Gjatë qëndrimit në izolim, Diddy do të ketë vetëm pajisje bazë si dyshek, batanije, jastëk, letër higjienike dhe mjete rroje.

Atij i lejohet të ketë libra, përfshirë materiale ligjore dhe fetare, ndërsa një mjek i burgut do ta vizitojë çdo ditë, edhe gjatë fundjavave dhe festave.
Ai mund të ketë një vizitë sociale në javë nga familjarë ose persona të afërt, nëse i plotëson kushtet për këtë privilegj.
Gjithashtu, do të informohet për të drejtat, përgjegjësitë dhe masat disiplinore që mund të përballet për shkak të përleshjes.

Nuk është bërë e ditur se sa gjatë do të qëndrojë Diddy në izolim, por ai mund të humbasë disa privilegje dhe madje kohë të fituar për sjellje të mirë, në varësi të vendimit disiplinor të burgut.
Për momentin, nuk dihet se sa do të zgjasë qëndrimi i Sean “Diddy” Combs në izolim dhe nëse autoritetet e burgut do të vendosin masa shtesë ndaj tij.
Vendimi pritet të merret pas përfundimit të procedurave disiplinore, teksa sjellja e tij gjatë kësaj periudhe mund të ndikojë në privilegjet që do t’i lejohen në vazhdim.
Deri atëherë, reperi do të vazhdojë të qëndrojë nën rregulla më të rrepta, çdo zhvillim i ri do të varet nga vendimet e administratës së burgut. /Telegrafi/















































