LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora: Izolimi na ka bërë të kuptojmë më shumë vlerën e jetës, të gjithë jemi në të njëjtën barkë tani

Rita Ora: Izolimi na ka bërë të kuptojmë më shumë vlerën e jetës, të gjithë jemi në të njëjtën barkë tani
Rita Ora (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29-vjeçarja Rita Ora, është e shqetësuar për nënën e saj pasi ajo trajton pacientët me COVID-19 në vijën e parë të frontit.

Rita i bëri të ditur shqetësimet për nënën e saj, Verën, teksa foli në një intervistë për iHeart Radio këtë mëngjes, shkruen The Mirror.


Këngëtarja e cila po qëndron në vetë-izolim në një fermë në veri-perëndim të Londrës, thotë se nuk kalon as edhe një ditë e vetme që nuk shqetësohet për nënën e saj, e cila kohët e fundit u bashkua me NHS (Shërbimin e Shëndetit Kombëtar) në një përpjekje për të bërë pjesën e saj për të ndihmuar në luftën gjatë pandemisë.

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Mamaja e Ritës, Vera është duke punuar si psikiatre brenda NHS, dhe kishte qenë në kërkim të grave shtatzëna me probleme të shëndetit mendor, por tani ajo është duke u kujdesur edhe për njerëzit me çështje të shëndetit mendor, si dhe të prekurit me coronavirus.

E hapur për jetën në mbyllje, këngëtarja pranoi se vazhdimisht mendon për nënën e saj në ditë.

Nëna e Rita Orës, Vera mahnit me fizikun e saj teksa bën joga në kopshtin e shtëpisë së saj
Lexo po ashtu Nëna e Rita Orës, Vera mahnit me fizikun e saj teksa bën joga në kopshtin e shtëpisë së saj

“Unë i flas asaj çdo ditë të vetme – me siguri dy herë në ditë. Unë jam akoma shumë e shqetësuar dhe jam torturuar gjithmonë me mendime të shqetësuara për të, por nuk ka thjesht asnjë ndalesë për të”, tha Rita.

“Nëna ime është një person kaq pozitiv dhe madje përgjatë gjithë kësaj, ajo ka qenë kaq e gasthme për të dhënë kontributin e saj”, tha tutje ajo.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Rita shtoi: “Ajo ndjehet sikur është detyra dhe përgjegjësia e saj. Është kaq frymëzuese të shohësh që ajo të ngrihet për të ndihmuar të shpëtojë jetë çdo ditë”.

Të mos jesh në gjendje të udhëtosh ka qenë një bekim masiv në maskimin e Ritës, dhe ajo më në fund është e lumtur që është në një vend për një kohë kaq të gjatë.

Ajo shpjegoi: “Nuk kam asnjë presion tani. Është kaq e çuditshme dhe unë jam në rregull, pasi e di se nuk kam nevojë të udhëtoj”.

“Është shumë bukur të jesh këtu dhe për shqetësimin tim të vetëm të kontrolloj familjen time. Unë jam me të vërtetë mirënjohëse që nuk kam pse të udhëtoj në të gjithë botën tani”.

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

E gjithë përvoja i ka treguar Ritës se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë, dhe ajo këmbënguli që perspektiva e njerëzve për jetën pas coronavirusit do të jetë jashtëzakonisht më pozitive.

“Unë vërtet vlerësoj gjithçka shumë më tepër tani. Të gjithë janë në të njëjtën barkë dhe ju vërtet shihni se çfarë është e rëndësishme në jetë kur ndodh diçka e tillë”, tha këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Publikohet lista e muzikantëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora para Dua Lipës
Lexo po ashtu Publikohet lista e muzikantëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora para Dua Lipës

“Unë ndiej që pasi të përfundojë kjo, do të ketë shumë më shumë dashamirësi në botë. Dhe shpresoj që njerëzit do të kuptojnë vlerën e jetës dhe do t’i shohin gjërat ndryshe”, tha tutje artistja Ora.

Kur u pyet nga iHeart Radio se çfarë po pret të bëjë me padurim pasi të përfundojë bllokimi, Rita insistoi që ajo po vdiste për t’u rikthyer në skenë, për të dalë para një turme njerësish.

Megjithë mendimin e saj pozitiv, ajo përfundoi intervistën duke pranuar se mund të kalojë ca kohë para se të ndodhë kjo në të vërtetë. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori