eksperti-banner

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka ri-gjetur formën e tij duke u rikthyer edhe tek golat.  

Cristiano Ronaldo nuk e ka humbur shkëlqimin. Mund të duket e çuditshme, por ylli i Realit të Madridit deri më tani ka arritur të shënojë më shumë gola se sezonin e kaluar.


Më het-trikun e tij në ndeshjen ndaj Real Sociedad, portugezi ka arritur në total kuotën e 23 finalizimeve. 11 në La Liga,  9 në Ligën e Kampionëve, 2 në Botërorin e klubeve dhe 1 në Superkupën e Spanjës.

Deri në javën e 22-të  të sezonit 2016-17 Cristiano numëronte 21 rrjeta. Në atë periudhë pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte arritur të ndalte topin në fundin e rrjetës 14 herë në kampionat, 2 herë në Champions, 1 në Kupë dhe 4 herë në Botërorin e klubeve dhe në fund të garës kishte arritur shifrën rekord të 42 golave, përcjell SS.

Ronaldo 1  Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Të dhënat tregojnë se sulmuesi është duke ruajtur të njëjtin ritëm përpara portës edhe pse situata në radhët e Los Blancos nuk është nga më të mirat. Të eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe jashtë garës për titull kampion.

Situata jo mirë e klubit mbretëror të jep përshtypjen që gjendja e Ronaldos nuk është në nivelet e sezoneve të kaluara, por statistikat e yllit portugez tregojnë të kundërtën.

Ndonëse Reali i Madridit nuk po shkëlqen për CR7-ën nuk mund të thuhet e njëjta e gjë. Lideri i klubit mbretëror qëndron sërish në majë.

Real Madridi gjithashtu është ngritur në pozitën e tretë në renditjen e kampionatit spanjoll, La Liga, falë golave të Ronaldos në ndeshjet e fundit.

telegrafi sport app