Rikthehet Luiz Adriano


Mediat italiane raportojnë për rikthimin e brazilianit.
Futbollisti brazilian i Milanit, që ishte gati për të qenë pjesë e ekipit kinez Jiangsu Suning, pritet të kthehet këtë fundjavë në fushë për Rossonerët.
Luiz Adriano do t’i bashkohet ekipit nesër dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Sassuolos, ka shkruar sot La Gazzetta dello Sport.
Braziliani deri më tani ka luajtur 18 ndeshje për skuadrën italiane, ku ka shënuar vetëm tre gola.

Nga
Telegrafi
01/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































