LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen emocionet e Superligës, Prishtina luan në udhëtim te Ferizaj

Rikthehen emocionet e Superligës, Prishtina luan në udhëtim te Ferizaj
????????????????????????????????????

Pas dy javëve pushim, Ipko Superliga e Kosovës rikthehet në aksion.

Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar pritet të sjellë disa ndeshje mjaftë interesante.

Por kjo javë starton me dy ndeshje ditën e premte (sot), ku vëmendja do të jetë në Ferizaj.

Lideri aktual i Superligës, Prishtina do të përballet me Ferizajn në udhëtim.

Kryeqytetasit në këtë takim vijnë pas tetë fitoreve radhazi në kampionat dhe janë favorit përballë ekipit vendas.

Ndërkohë skuadra e udhëhequr nga Afrim Tovërlani në ndeshjen e fundit ka pësuar humbje nga Feronikeli në udhëtim.

Ferizaj e kishte befasuar Prishtinën në xhiron e katërt në kryeqytet duke i marrë një pikë pas barazimit 0-0.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj.

Drenica do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 në derbin rajonal.

Vendasit janë në kërkim të pikëve pasi në katër takimet e fundit kanë pësuar po aq humbje.

Në anën tjetër 89-shi udhëton për të vazhduar me rezultate pozitive pasi në dy javët e fundit ka marrë katër pikë.

Të gjitha ndeshjet e javës së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës zhvillohen nga ora 13:30. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

Ndërkombëtare
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Përfaqësueset
Ylli i Liverpoolit thyen rekordin 64-vjeçar në Kampionate Evropiane

Ylli i Liverpoolit thyen rekordin 64-vjeçar në Kampionate Evropiane

Përfaqësueset
Kalo në kategori