LAJMI I FUNDIT:

Rihanna u shkroi të gjithë liderëve botërorë në Twitter, kryeministri i Holandës i kthen përgjigje

Rihanna u shkroi të gjithë liderëve botërorë në Twitter, kryeministri i Holandës i kthen përgjigje
Rihanna, Foto: Getty Images

Rihanna i bëri një replikë në Twitter kryeministrit holandez, sepse ajo dëshiron që çdo fëmijë të shkojë në shkollë.

Dëshira e Rihannës që çdo fëmijë të vijojë një edukim kualitativ, tashmë ka bërë xhiron e botës në Twitter, shkruan Global Citizen, transmeton Telegrafi.


Rihanna (Foto: Getty Images)

Në shkurt të këtij viti, mbretëresha e popit iu dërgoi statuse në Twitter liderëve botërorë duke përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Australisë.

Rihanna shkruan historinë: E para grua me ngjyrë në 'British Vogue' dhe flet për humbjen në peshë
Lexo po ashtu Rihanna shkruan historinë: E para grua me ngjyrë në 'British Vogue' dhe flet për humbjen në peshë

Ajo iu kishte dërguar mesazhi Twitteri edhe kryeministres së Norvegjisë, Erna Solberg, në janar dhe shteteve si Kanadaja, Gjermania dhe Argjentina.

Rihanna (Foto: Getty Images)

Por asnjë lider botëror nuk është i sigurt nga Rihanna dhe Holanda është shteti i fundit i fundit që ajo ka dashur të shpërndajë kauzën e saj.

Të hënën, Rihanna i dërgoi një mesazh në Twitter edhe kryeministrit holandez, Mark Rutte, dhe Ministrit për Tregti të Jashtme dhe Bashkëpunime për Zhvillimin, Sigrid Kaag, duke iu kërkuar për investim më të madh në edukimin global.

Por edhe më mirë, Qeveria Holandeze i është përgjigjur!

Duke iu falënderuar përpjekjeve të Rihannës dhe të organizatës “Global Citizens” rreth botës janë mbledhur 2.3 miliardë dollarë që mos të ketë fëmijë pa vijuar shkollimin, pavarësisht se ku kanë lindur.

Holanda nuk kishte mundur të kontribuojë në këtë fond për shkak të disa ndryshimeve që i kishte bërë Qeveria Holandeze, por ata kanë premtuar që do të përpiqen që mos të mbetet askush pa shkolluar. /Telegrafi/

Rihanna (Foto: Getty Images)