LAJMI I FUNDIT:

Rihanna refuzoi të performonte në SuperBowl shkaku i Kaepernickut

Rihanna refuzoi të performonte në SuperBowl shkaku i Kaepernickut
Rihanna (Getty Images)

Menaxhmenti i American Football League (NFL) nuk pranoi të komentojë rreth shkrimeve se këngëtarja Rihanna hodhi poshtë mundësinë që të perfomojë në pushimin midis dy pjesëve të finales në Super Bowl.

E gjithë kjo në saje të mbështetjes për ish-futbollistin e San Franciscos, Colin Kaepernick.


Ky i fundit u bë i njohur me një veprimin gjatë një ndeshje, kur u ul[ në gjunjë gjatë intonimit të himnit kombëtar amerikan para fillimit të ndeshjes, në shenjë proteste ndaj brutalitetit kundër amerikanëve me ngjyrë dhe pabarazisë racore.

Futbollisti protestën e filloi në vitin 2016 dhe shembulli e tij e pasuan edhe shumë sportistë të tjerë, por janë kritikuar vazhdimisht nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kërkonte dënim të ashpër.

Një burim i afërt me këngëtaren thuhet se i tha revistës US Weeklu se Rianna “nuk pajtohet me NFL-in”.

Në ndeshjen finale të NFL, më 3 shkurt në Atlanta, do të performojë bendi Maroon 5, ku do të këndojë disa këngë dhe hite.

Ndërkohë, Kaepernick ka mbetur pa klub që kur u largua San Francisco në mars të vitit 2017. Ai paraqiti një ankesë kundër pronarit të klubit sepse pretendon që nuk dëshirojnë ta punësojnë atë për shkak të protestës që ka nisur.

Ndryshe, që atëherë, ai është bërë një fytyrë mbrojtëse e kompanisë Nike gjersa Rihanna është duke punuar në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/