LAJMI I FUNDIT:

Rihanna ndahet nga Hassani pas tri vitesh lidhje

Rihanna ndahet nga Hassani pas tri vitesh lidhje

Rihanna raportohet se është një zonjushë beqare.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” është ndarë me miliarderin Hassan Jameel, tha një burim për Us Weekly të premten.


Bukuroshja nga Barbadosi dhe biznesmeni nga Arabia Saudite, të cilët janë të dy 31 vjeçarë, ishin së bashku për gati tre vjet, shkruan DailyMail.

Ata për herë të parë janë parë së bashku në vitin 2017, por burimet këmbëngulin se ata kishin qenë të ndarë tashmë prej muajsh.

Ata ishin parë shpesh me pushime së bashku në Evropë.

Në fund të vitit 2017 ata ishin krah për krah në Ibiza. Çifti i dashur u pa duke u puthur, përqafuar dhe duke thithur shampanjë në pishinën e një vile luksoze që morën me qira.

Në atë kohë, miqtë e interpretueses zbuluan se ajo ishte ‘kokë e këmbë’ e dashuruar me Jameel, emri i plotë i të cilit është Hassan Mohamed Abdul Latif Jameel.

Në qershor të vitit 2019 ajo u pyet nëse ishte dashuruar gjatë një interviste në një revistë.

Rihanna u përgjigj, “Sigurisht!”

Pastaj kur u shtyp nëse do të martohej, ylli u përgjigj: “Vetëm Zoti e di atë. Ne planifikojmë dhe Zoti qesh, apo jo?”.

Rihanna (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Hassan është Zëvendës President dhe Nënkryetar i operacioneve të Arabisë Saudite të biznesit të familjes së konglomeratit ndërkombëtar në pronësi të familjes Abdul Latif Jameel, i cili, midis operacioneve të shumta të biznesit, ka të drejta shpërndarjeje për automjetet Toyota në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera.

Rihanna u nda nga i dashuri Chris Brown në vitin 2009 pas dy vjet takimesh, kur në internet u shfaqën fotografi të fytyrës së saj të dhunuar pas një konflikti të dhunshëm mes dyshes që ndodhi në Los Angeles.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” ka qenë e lidhur me një varg yjesh duke përfshirë reperin Drake dhe aktorin Leonardo DiCaprio.

Drake dhe Rihanna (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Këtë muaj këngëtarja ka punuar shumë për të promovuar koleksionin e saj të ri të Shën Valentinit, “Savage x Fenty, duke u shfaqur shpesh me bikinit e linjës së saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Magazina
Kalo në kategori