LAJMI I FUNDIT:

Rihanna mahnit me dukjen në fustan të shkurtër teksa festoi ditëlindjen e 35-të me partnerin ASAP Rocky

Rihanna mahnit me dukjen në fustan të shkurtër teksa festoi ditëlindjen e 35-të me partnerin ASAP Rocky

Rihanna tregoi barkun e rrumbullakosur teksa mbërriti për një darkë intime për ditëlindjen e saj të 35-të të hënën.

Themeluesja e ‘Fenty’ dukej mahnitëse me një fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë.


Ajo e bashkoi ‘look’-un me një palë taka argjendi shkëlqyese së bashku me një pallto të zezë me shkëlqim të e la mbi supe.

Krijuesja e hitit “Diamonds” i tërhoqi flokët me një bisht elegant, teksa ajo shfaqte pak dekolte së bashku me një sytjena të bardha që veshi në fustan.

Rihanna shkëlqente teksa theksoi pamjen e saj natyrale me grim të errët të theksuar, shkruan DailyMail.

I dashuri i saj reperi, ASAP Rocky, dukej gjithashtu me stil si gjithmonë me një bluzë sportive të kaltër kombinuar me pantallona gjera bezhë dhe çizme kamoshi kafe të çelur.

Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë
Lexo po ashtu Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë

Këngëtarja e “We Found Love” u mirëprit teksa hyri në restorantin e drejtuar nga familja italiane, i cili kishte tullumbace shumëngjyrësh në të gjithë vendin.

Dalja erdhi pak më shumë se një javë pasi bëri njoftimin për fëmijën e saj të dytë në skenën më të madhe në botë gjatë performancës në “Super Bowl” si një rikthim madhështor pas një periudhe të gjatë larg skenës..

E veshur me një kostum të kuq tërheqës në një platformë lundruese, Riri performoi një përzierje të hiteve të saj më të mëdha ndërsa zbuloi para botës së ishte shtatzënë për herë të dytë.

Pas kësaj, çifti kanë pozuar për kopertinën e British Vogue në një plazh në mes të dhjetorit. Në atë kohë, ajo tha se nuk e kishte idenë se ishte përsëri shtatzënë.

“Sa çmenduri ishin të dy foshnjat e mia në këto foto dhe nëna e tyre nuk e kishte idenë”, shkroi ylli në Instagram ndërsa ndante me krenari imazhe nga xhirimet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori