LAJMI I FUNDIT:

Rihanna kujdeset të shfaq stilin e saj unik në veshje edhe gjatë shtatzënisë së dytë

Rihanna kujdeset të shfaq stilin e saj unik në veshje edhe gjatë shtatzënisë së dytë

Rihanna tregoi stilin e saj unik të lehonisë, teksa doli për herë të parë që nga shpallja e shtatzënisë së dytë gjatë Super Bowl.

Krijuesja e hitit “Umbrella”, 34 vjeçe, darkoi në Giorgio Baldi në Santa Monica dhe u pa e veshur me një pallto leshi kafe, të cilën e kombinoi me një bluzë grafike dhe xhinse gri me dizajne të zeza me shabllon.


Ylli i lindur në Barbados e finalizoi veshjen e saj me atlete të zeza komode dhe la flokët e saj të ndara në mes dhe të mbledhura në një bisht.

Këngëtarja – e cila tashmë ka një djalë nëntë muajsh me partnerin ASAP Rocky – së fundmi zbuloi se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë kur xhironte kopertinën britanike të “Vogue” në dhjetor.

Ajo fillimisht zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin teksa tregoi barkun e rrumbullakosur gjatë spektaklit të pjesës së parë të Super Bowl.

Pas performancës në Super Bowl dhe shtatzënisë, çifti u shfaq në kopertinën e marsit të revistës “Vogue”.

Duke folur për revistën, Rihanna tha se Rocky është ‘miku i saj më i mirë’ dhe pranoi se nuk mund të kujtojë se si ishte jeta e saj përpara se të lindte djalin në maj 2022.

“Është gjithçka, vërtet nuk e mbani mend jetën më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”, tha ajo.

Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë
Lexo po ashtu Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë

Rihanna pranoi se të paturit e një fëmije e ka bërë edhe atë të rivlerësojë, gjërat pasi ajo e përshkroi rritjen e djalit të saj si një nga përgjegjësitë më të frikshme ndonjëherë në jetën e saj.

Çifti realizoi kopertinën e British Vogue në një plazh në mes të dhjetorit. Në atë kohë, ajo nuk e kishte idenë se ishte përsëri shtatzënë.

“Sa çmenduri ishin të dy foshnjat e mia në këto foto dhe nëna juaj nuk e kishte idenë”, shkroi ylli në Instagram, ndërsa ndante me krenari imazhe nga xhirimet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Fansat thonë se Doja Cat duhet të ndalohet nga Met Gala, pasi arriti veshur me bluzë të lagur

Fansat thonë se Doja Cat duhet të ndalohet nga Met Gala, pasi arriti veshur me bluzë të lagur

Magazina
Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori