LAJMI I FUNDIT:

Rihanna, Jay Z dhe Kanye West zyrtarisht pjesë e listës së miliarderëve të Forbes

Rihanna, Jay Z dhe Kanye West zyrtarisht pjesë e listës së miliarderëve të Forbes

Rihanna, Jay Z dhe Kanye West kanë bërë debutimin në listën e miliarderëve të Forbes së bashku me fituesit më të mëdhenj në botë.

Sipas listës vjetore, Riri tani është bërë muzikantja femër më e pasur në botë me një pasuri neto prej 1.7 miliardë dollarësh (1.5 miliardë euro), kryesisht falë biznesit të saj “Fenty Beauty” dhe linjës së të brendshmeve “Savage X Fenty”.


Ajo gjendet në vendin e 1,729 në listën botërore të miliarderëve më të pasur, duke përfshirë tani Jay Z në vendin e 2,076 me një vlerë neto prej 1,4 miliardë dollarë (1.2 miliardë euro) dhe Kanye, i cili gjendet në vendin e 1,513.

Në krye të listës është CEO i “Tesla” dhe “SpaceX”, Elon Musk, pasuria neto e të cilit vlerësohet të jetë 219 miliardë dollarë (200 miliardë euro).

I dyti është shefi i Amazon, Jeff Bezos, i cili vlen pothuajse 50 miliardë dollarë (45 miliardë euro) më pak se Musk me 171 miliardë dollarë (156 miliardë euro).

2,668 miliarderë hynë në listën përfundimtare, nga 2,755 vitin e kaluar, me vlerën kolektive nga 13.1 trilionë dollarë (10 trilionë euro) në 12.7 trilionë dollarë (11 trilionë euro).

Foto: Screenshot/Twitter

Vitin e kaluar, Forbes ndau një raport duke pretenduar se Kanye West vlen më pak se një e treta e shumës që pretendonte.

Rihanna po mendon të nxjerr në shitje firmën e saj të të brendshmëve me një çmim fillestar prej 2.7 miliardë eurosh
Lexo po ashtu Rihanna po mendon të nxjerr në shitje firmën e saj të të brendshmëve me një çmim fillestar prej 2.7 miliardë eurosh

Në mars të vitit 2021, marrëveshja e West Yeezy me Gap u caktua në 970 milionë dollarë (888 milionë euro), që thuhet se e çon vlerën neto të reperit deri në rreth 6.6 miliardë dollarë (6 miliardë euro).

Prillin e kaluar, Forbes raportoi se pasuria e reperit ishte 1 miliard dollarë, këngëtari e kundërshtoi pretendimin, në vend të kësaj këmbënguli se pasuria e tij neto ishte në të vërtetë 3.3 miliardë dollarë (3 miliardë euro).

Rihanna, Jay Z, Kanye West (Foto: Seth Browarnik)

Kanye u bë miliarderi i dytë i hip-hop-it së bashku me Jay Z në prill të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori