LAJMI I FUNDIT:

“Rick and Morty” vjen në Anibar!

“Rick and Morty” vjen në Anibar!

Të nderuar përfaqësues të mediave, Anibar ka kënaqësinë të ju njoftojë me mysafirët special të edicionit të dhjetë, Bryan Newton dhe Matt Taylor – dy regjisorët nga ekipa madhështore që ka krijuar një ndër seritë më të guxishme të animuara të kohërave tona “Rick dhe Morty”. 

Newton dhe Taylor, do të na bashkohen këtë vit në Anibar përmes diskutimeve të hapura me ju dhe duke ndarë eksperiencën e tyre e të qenurit pjesë e ekipës që ka punuar në serinë që u shfaq për tre sezona me radhë në programin e mbrëmjes të Adult Swim në kuadër të rrjetit të kanalit për animacion Cartoon Network.


Anibar, këtë vit mbahet nga 15 deri më 21 korrik 2019. Ndërsa me datat 19 dhe 20 korrik 2019 (e premte dhe e shtunë) Matt Taylor dhe Bryan Newton do të mbajnë diskutimet e tyre në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.

Agjenda e aktiviteteve përgjatë ditëve në vazhdim:

E premte, 19 korrik 2019
Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë
Ora: 14:00 – 16:00
Matt Taylor – regjisor i Rick and Morty Exquisite Corpse. Ai do të paraqes punën e tij në këtë
projekt dhe do të prezantojë disa sekuenca nga prapaksenat përgjatë realizimit. Matt po ashtu
do të flas rreth punës së tij krijuese me animacion në përgjithësi.

E shtunë, 20 korrik 2019
Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë
Ora: 16:00 – 18:00
Bryan Newton, regjisor i tri sezonave të Rick & Morty do të prezantojë punën e tij në realizimin e
serisë që prej sezonit të parë dhe episodit të parë dhe disa hinte nga sezoni i katërt që pritet të
nis në nëntorin e vitit 2019.