LAJMI I FUNDIT:

Ricciardo triumfon në Kinë

Ricciardo triumfon në Kinë

Në ditën kur duhej të konfirmohej, Ferrari gaboi gjithçka duke kompromentuar garën në 56 xhiro.

Red Bull fitoi falë strategjisë perfekte. Që në start Ferrari dha shenja pasigurie, edhe pse Vettel arriti të mbante vendin e parë ndaj Raikkonen, ky i fundit u parakalua pothuaj nga të gjithë ata që kishte mbrapa, përfshi Mercedes dhe Red Bull.


Verstappen bëri më mirë nga makinat austriake, duke parakaluar Hamilton. Gara mori tjetër rrjedhë pas pit stope-ve të para. Ferrari i Vettel, që u fut pas Bottas, bëri një shërbim të ngadaltë dhe Bottas mori kryesimin e garës. Një aksident në xhiron e 31 mes dy makinave Toro Rosso i dha mundësinë Red Bullit të kryejë një pit stop të shpejtë, me të dyja makinat dhe gomat me shiritin e verdhë funksionuan, shkruan Top Channel.

Verstappen dukej sikur fluturonte dhe tentoi të parakalonte sërish Hamilton, por ai e shtyu jashtë piste. Përfitoi Ricciardo, i cili e sulmoi shpejt britanikun dhe falë edhe gomave parakaloui edhe Vettel e Bottas, duke marrë kryesimin.

Dy xhiro më vonë, Verstappen godet Vettel që ishte në vendin e tretë dhe përfiton Raikkonen, që ngjitet në atë pozicion, ndërsa Vettel zbret në vendin e 7. Penalitet me 10 sekonda për Verstappen në fund të garës.

Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës duke lënë pas Bottas e Raikkonen. Hamilton e mbylli në vendin e katërt, ndërsa Vettel në vendin e 8, i parakaluar edhe nga Alonso.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori