LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta për gjenocidin serb në Srebenicë, Balla: Kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme nacionaliste

Rezoluta për gjenocidin serb në Srebenicë, Balla: Kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme nacionaliste

Kuvendi i Shqipërisë diskuton sot mbi rezolutën e paraqitur nga Partia Socialiste për viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se ky gjenocid duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit. Sipas tij, miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë i bën nder Kuvendit.

“Mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varre masive, qindra burra të varrosur së gjalli e po aq të gjymtuar e therur, fëmijë të vrarë para syve të nënave, këto janë skena ferri të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore. Duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit, dhunës e tmerreve të luftës që ato shkaktojnë”, Balla tha.

“Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës që kohë më parë ishte shpallur zonë e sigurt me rezolutën 219 të KS të OKB-së u kap nga forcat serbe të Bosnjës, prej atij momenti për disa ditë me radhë më shumë se 8 mijë burra e djem myslimanë që kishin kërkuar siguri u ekzektuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjës. Rreth 30 mijë gra, fëmijë, të moshuar u dhunuan e u dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik”, u shpreh Balla.

Për Ballën, miratimi i kësaj rezolute i bën nder çdo shqiptari, ndërsa përmendi shtrirjen e tij në Kosovë dhe ringjalljen e gjenocidit në Ukrainë.

“Gjenocidi rezultoi të ishte vetëm uvertura e një gjenocidi më të gjerë që u shtri pak kohë më pas edhe në Kosovë. Gjenocidi u ringjall së fundmi dhe në Ukrainë ku forcat pushtuese ruse kanë kryer e po kryejnë krime tepër të rënda kundër civilëve të pambrojtur. Sot përkujtojnë e nderojmë viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë duke shprehur së pari dhimbjen e thellë për viktimat e traumat njerëzore, si dhe përkrahjen e plotë e solidaritetin tonë të sinqertë. Kjo rezolutë është dokument tepër serioz, larg çdo lloj forme folklorizmi apo protagonizmash bajate. Kjo rezoluta është zemra e shqiptarit. Evropa dhe Kombet e Bashkuar dështuan me turp ta parandalojnë atë masakër, teksa gjenocidi në Srebrenicë do të mbetet si një plagë në mes të Evropës. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të ishte një zë i vetëm që kërkoi parandalimin në Srebrenicë plot 2 vite e 3 muaj në kohën kur ishte senator. Të ofendosh këtë gjenocid është një ofendim i madh që fyen vlerat më të larta. Vetëm duke njohur të vërtetën qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës arrijnë bashkëjetesën e paqtë”, theksoi Balla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori