LAJMI I FUNDIT:

Revolucion te PSG për edicionin e ardhshëm, nga katër argjentinas – mbetet një

Revolucion te PSG për edicionin e ardhshëm, nga katër argjentinas – mbetet një

L’Equipe njoftoi në një nga publikimet e saj të fundit, se bordi drejtues i PSG-së që në këtë verë planifikon të largojë  emra si Mauro Icardi, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, tre nga katër argjentinasit që ka në skuadër.

Në këtë mënyrë, Lionel Messi do të ishte i vetmi përfaqësues argjentinas në klub, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2023.


Pra, më i miri në botë, do të jetë sezonin e tij të fundit pa bashkëkombës, element ky që ishte vendimtar për kohën kur “La Pulga” u bë pjesë e kastit francez.

Donnarumma pranoi një nga kartonët e verdhë më të çuditshëm të këtij sezoni
Lexo po ashtu Donnarumma pranoi një nga kartonët e verdhë më të çuditshëm të këtij sezoni

Di Maria tashmë është në kërkim të një klubi

I pari që me siguri duhet të kërkojë një klub është Di Maria. Kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm, por klubi nuk do të rinovojë me të dhe për këtë arsye aventura e tij parisiene do të marrë fund. Mbetet për t’u parë nëse lojtari nga Rosario do të dëshirojë të qëndrojë në Evropë, apo do të rikthehet në Central, klubi nga i cili doli, edhe pse duket mjaft e pamundur.

Paredes dhe Icardi dalin në treg

Lidhur me Leo Paredes dhe Mauro Icardi, synimi i klubit është t’i shesë ata. Të dy kanë paga të larta dhe nuk përshtaten me projektin e ardhshëm sportiv, pavarësisht se kanë një kontratë. Paredes ka një marrëveshje deri në qershor 2023, ndërsa Icardi deri në qershor 2024, kështu që ata gjithashtu mund të huazohen nëse nuk shiten.

Mbappe te Madridi dhe Neymar…

Largimeve të Paredes, Icardi dhe Di María, duhet t’i shtojmë edhe largimin e pashmangshëm të Mbappe për te Real Madrid gjatë afatit të verës. Nga ana tjetër klubi po mendon se çfarë të bëjë me Neymar. Objektivi ishte shitja, pasi cikli i tij ka përfunduar dhe rekordi është shumë i lartë. Por planet mund të ndryshojnë nëse te PSG lirohet hapësira me largimin e argjentinasve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori