LAJMI I FUNDIT:

“Respekt për Cristianon”, Townsend zbulon pse ai kopjoi festimin ‘Siiu’ të Ronaldos

“Respekt për Cristianon”, Townsend zbulon pse ai kopjoi festimin ‘Siiu’ të Ronaldos

Andros Townsend ka thënë se ai ka kopjuar festimin e Cristiano Ronaldos në shenjë respekti për sulmuesin e Manchester United, pasi goli i tij i dha Evertonit një barazim 1-1 në Old Trafford.

Mesfushori anësor anglez përfundoi me sukses një kundërsulm të shkëlqyeshëm në pjesën e dytë për të anuluar golin e parë të Anthony Martial para pushimit dhe për të siguruar që ndeshja e Ligës Premier të përfundojë baras.


30-vjeçari festoi duke përsëritur festimin legjendar të Ronaldos të njohur si “Siiuu” tek flamuri i rivënies këndore dhe ky u pa si provokim ndaj portugezit.

Townsend shënoi ndaj Man Utd dhe festoi me 'Siiiuuu', kamerat kapën reagimin e Ronaldos
Lexo po ashtu Townsend shënoi ndaj Man Utd dhe festoi me 'Siiiuuu', kamerat kapën reagimin e Ronaldos

Por, tani anglezi ka pohuar se nuk ishte menduar të ishte asgjë tjetër përveç një respekt apo nderim për yllin e Djajve të Kuq.

“Jo imitim, është vetëm një shenjë respekti për një djalë që ndikoi në karrierën time”, ka thënë fillimisht Townsend për BT Sport.

“Kam kaluar shumë orë në fushën e stërvitjes dhe në dhomën e videove duke u përpjekur të analizoj goditjet e tij të lira dhe hapat e tij dhe mënyrën se si ai iu përkushtua futbollit”.

“Pra, nuk ishte një imitim, ishte një shenjë respekti për një nga idhujt e mi. Unë ndoshta nuk e kam bërë drejt festimin dhe nuk e kam ekzekutuar atë siç duhet”, përfundoi ylli i Evertonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori