LAJMI I FUNDIT:

Reperi Fredo Santana vdes në moshë 27 vjeçare

Reperi Fredo Santana vdes në moshë 27 vjeçare
(Foto: FredoSantanasSr)

Reperi amerikan, Fredo Santana, ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare.

Ylli i lindur në Chicago, emri i vërtetë i të cilit është Derrick Coleman, ka vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Reseda në qarkun e Los Angelesit.


(Foto: FredoSantanasSr)

Fredo ka pasur probleme me mëlçinë dhe veshkën, ndërsa këtë e kishte konfirmuar gjatë muajit tetor në Instagram, ku thoshte se po trajtohej për sëmundje të këtyre organeve.

Kurt Cobain sot do të mbushte 50 vjet – yjet e muzikës që nuk iu shmangën mallkimit të “Klubit 27” (Foto)
Lexo po ashtu Kurt Cobain sot do të mbushte 50 vjet – yjet e muzikës që nuk iu shmangën mallkimit të “Klubit 27” (Foto)

Santana ishte kushëri i reperit Chief Keef (emri i vërtetë i të cilit është Keith Cozart), më i njohur nga gjenerata e re e reperëve të Chicagos që kanë depërtuar së fundmi në skenën e atjeshme.

(Foto: FredoSantanasSr)

Gjyshja e Keef, Margaret Carter, ka thënë se Fredo kishte qenë i sëmurë, mirëpo nuk kishte folur me familjen për sëmundjen e tij.

Reperi dhe e dashura e tij në qershorin e kaluar ishin bërë prindër të një djali.

Chief Keef është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së kushëririt duke thënë se kishin pasur plane të mëdha së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e

Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e "Eurovison 2024": Shqipëria në pritje të rezultatit

Magazina
Kalo në kategori