LAJMI I FUNDIT:

Renato Sanches, i riu i cili shpërbleu trajnerin për besimin e dhënë

Renato Sanches, i riu i cili shpërbleu trajnerin për besimin e dhënë

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Portugalisë, Fernando Santos, rrezikoi kur vendosi që mesfushori 18-vjeçar, Renato Sanches, të jetë titullar në ndeshjen çerekfinale kundër Polonisë, të enjten mbrëma.

Por, Sanches jo vetëm që i dha rrjedhshmëri lojës së Portugalisë në mesfushë, por edhe shpërbleu trajnerin Santos për vendimin e tij me gol të shënuar.

Për Sanchesin, i cili debutoi në muajin tetor të vitit të shkuar, kjo ishte paraqitja e parë si titullar te Portugalia. Ai kundër Polonisë tregoi lojë fantastike.


Vrapoi gjatë tërë ndeshjes dhe shënoi golin e barazimit për Portugalinë në minutën e 33-të (1:1) si dhe nga pika e bardhë gjatë serisë së penalltive, pasi koha e rregullt dhe shtesat nuk dhanë fitues.

Në fund, Portugalia u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores 5:3 në penallti. Krahas lojës së mirë, Sanches theu edhe dy rekorde në këtë ndeshje. U bë futbollisti më i ri që startoi një ndeshje për Portugalinë në një turne të madh dhe u bë golashënuesi më i ri në fazën e nokautit të kampionateve evropiane.

Pa dyshim se me performancat e treguara, Renato ia ka kthyer borxhin trajnerit të Portugalisë për besimin e dhënë.

Por, që të hyjë në histori dhe të legjendarizohet bashk me Ronaldon, ai ka edhe dy ndeshje të cilat duhet t’i fitojë dhe ta tregojë veten.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori