LAJMI I FUNDIT:

Renato Sanches mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, Lille ia cakton çmimin portugezit

Renato Sanches mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, Lille ia cakton çmimin portugezit

Renato Sanches ka rilindur në futboll pas tri viteve tejet të vështira në karrierën e tij.

Mesfushori i talentuar portugez në verën e vitit 2016 iu bashkua Bayern Munichut nga Benfica ku konsiderohej si një nga lojtarët më të talentuar në mesfushë.

Por ai nuk arriti t’i tregojë kurrë cilësitë e tij te Bayern e as te Swansea ku ishte i huazuar për një sezon.

Bayern vendosi ta shiste te Lille në 2019 dhe lojtari tanimë ka rilindur duke luajtur rregullisht dhe duke bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira.

Paraqitja fantastike ndaj Milanit ka vërtetuar se Sanches është në formë të lartë dhe ka alarmuar skuadrat e mëdha.

Calciomercato dhe Le10Sport kanë raportuar se skuadrat më të mëdha italiane kanë shprehur interesim për të.

Roma, Juventus, Inter, Milan dhe Napoli kanë pyetur Lillen për lojtarin pas formës së lartë që ai po kalon.

Gjiganti francez i ka bërë të qartë skuadrave që e duan Sanchesin se mund ta lejojnë largimin e portugezit nëse vije një ofertë prej 40 milionë euro.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje me Lille, ku ka të shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori