LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i çuditshëm i PSG-së tregon çmendurinë rreth Messit, Mbappes dhe Neymarit

Rekordi i çuditshëm i PSG-së tregon çmendurinë rreth Messit, Mbappes dhe Neymarit

Stadiumi do të jetë plotë për ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Troyes të shtunën, pasi të gjitha biletat janë shitur dhe klubi i Ligue 1 ka njoftuar se kjo është ndeshja e 100-të me radhë ku tribunat do të jenë plotë në Parc des Princes.

Kjo do të thotë se më shumë se 4.6 milionë njerëz kanë ndjekur ndeshjet e PSG-së në shtëpi në të gjitha garat që nga viti 2017.


“Këto njëqind ndeshje me bileta të shitura në Parc des Princes demonstrojnë entuziazmin e tifozëve për klubin”, ka thënë Nicolas Arndt, Drejtor i biletave dhe mikpritjes në PSG.

“Ngado që vijnë, pavarësisht nëse kanë një biletë sezonale apo jo, të gjithë kanë vendin e tyre në Parc des Princes dhe kontribuojnë në shkrimin e historisë së ‘Rouge dhe Bleu’”.

“Është gjithashtu një njohje e punës së të gjithë njerëzve që e bëjnë atë. Është e mundur që mbështetësit tanë të kenë një përvojë që është e denjë për angazhimin e tyre ndaj klubit”, përfundoi Arndt.

PSG me të drejtë mburret për besnikërinë e tifozëve të tyre, duke qenë klubi me shkallën më të lartë të rinovimit të biletave sezonale në Francë krahasuar me sezonin e kaluar (97.6 për qind).

Ndërkohë, 6,400 abonentët e strehuar në seksionin Virage Auteuil vazhdojnë të paguajnë 17 euro për ndeshje, të njëjtin çmim që paguanin në vitin 2016. Përveç kësaj, ka oferta për familje dhe shoqata rreth 20 euro për ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

La Liga
Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Premier League
Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

La Liga
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori