Manchester Unitedi ka shprehur interesim për talentin e Chelseat, Reece James – bën të ditur Daily Mail.

Anglezi 19-vjeçar ka qenë i huazuar te Wigani këtë sezon duke lënë përshtypje me lojën e tij në ligën Championship.

Të gjitha lajmet nga Man Utd Të gjitha lajmet nga Man Utd

Falë paraqitjeve të mira, mbrojtësi i talentuar ka luajtur në 43 ndeshje dhe është përfshirë në ekipin e sezonit të asaj gare.

Ai e kishte rinovuar kontratën pak para se të shkonte në huazim, ashtu që është i lidhur me Chelsean deri në vitin 2022

James vlerësohet rreth 15 milionë funte (17 milionë euro) në tregun e transferimeve. /Telegrafi/