LAJMI I FUNDIT:

Rebelimi i ushtarëve rusë në frontin e Kurskut: Nuk dëshirojmë të jemi ‘mish për top’

Rebelimi i ushtarëve rusë në frontin e Kurskut: Nuk dëshirojmë të jemi ‘mish për top’

Anëtarët e Brigadës 810 Detare të ushtrisë ruse janë angazhuar në rajonin e Kurskut që nga fillimi i konfliktit me forcat ukrainase, ku kanë pësuar humbje të shumta.

Anëtarët e Brigadës 810 të Marinës ruse u rebeluan kundër komandantëve të tyre që i dërguan në vdekje të drejtpërdrejtë.

Luftëtarët e batalionit 382 të pavarur të kësaj brigade refuzojnë të përdoren si mish për top.


“Detyra jonë ishte të gjejmë pozicionet e armikut dhe të tërhiqemi pa luftë dhe t’i dorëzonim një raport komandantit, gjë që e bëmë. Por më pas komandanti na urdhëroi të sulmonim një vend ku armiku ka një avantazh të madh në numër”, tha një nga ushtarët.

Kjo brigadë është një nga të parat që u transferua në rajonin e Kurskut për të ndaluar përparimin e forcave ukrainase që depërtuan në territorin e Rusisë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/