Real Madridi është ngjitur në krye të tabelës së La Ligas pas fitores së rëndësishme përballë Cadizit (3-0) në ndeshjen e xhiros së 32-të në La Liga.
Në sfidën e zhvilluar në Estadio Ramon de Carranza, Los Blancos e kryen detyrën që në pjesën e parë, në të cilën i shënuan tre gola.
Pas gjysmë ore lojë, Karim Benzema e zhbllokoi rezultatin me një gol të shënuar nga penalltia (30’).
(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)
Vetëm tri minuta më pas (33’), mysafirët e dyfishuan epërsinë me golin e Alvaro Odriozola. Kësaj radhe Benzema ishte në rolin e asistuesit.
Pesë minuta pa u mbyllur gjysma e parë, Karim Benzema shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim falë asistimit nga Casemiro.
Me këtë fitore, Real Madridi është ngritur në kuotën e 70 pikëve, aq sa ka edhe Atletico Madridi që të enjten luan kundër Huescas. /Telegrafi/
🗣️G⚽L DE REAL MADRID‼️
👤 Benzema (2) ⏱️40'
Cádiz 0️⃣🆚3️⃣ Real Madrid#LaLiga 🇪🇸 🏆
SUSCRIBITE A TELEGRAM ✅
Y mira todos los goles cuando quieras
▶️ https://t.co/0TV9WEoDZBpic.twitter.com/I2vS5ADEPg— El Forastero Deportivo ⚽ (@ElForastero1982) April 21, 2021