LAJMI I FUNDIT:

Reali përgatitë ofertë marramendëse për Courtoisin

Reali përgatitë ofertë marramendëse për Courtoisin

Kriza e Chelseat mund t’i kushtojë shumë me largimin e yjeve kryesorë të skuadrës në fund të stinorit.

Kështu pasi Eden Hazard dhe Diego Costa duken gjithnjë e më larg Chelseat, një emër i ri ka dalë në skenë që mund të largohet.

Fjala është për portierin kryesor të Chelseat dhe Kombëtares belge, Thibaut Courtois.


Mediat në Spanjë kanë raportuar se Real Madridi është duke përgatitur një ofertë marramendëse për ta bindur Chelsean të heqë dorë nga portieri i saj.

Sipas asaj që ka shkruar ‘AS’, klubi mbretëror është duke bërë gati 35 milionë euro si dhe portierin Keylor Navas për transferimin e belgut në ‘Santiago Bernabeu’.

Mbetet të shihet nëse oferta e madrilenëve do ta bind Chelsean të heqë dorë nga Courtois. /Telegrafi/