LAJMI I FUNDIT:

Reali ka shprehur interesim për Declan Rice

Reali ka shprehur interesim për Declan Rice
Declan Rice (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Ish-mbrojtësi i West Ham Unitedit, Scott Minto, thotë se Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e Declan Rice, ndërkohë që futbollisti anglez po tërheq interesimin e klubeve të mëdha.

Mesfushori 20-vjeçar është duke shkëlqyer në Ligën Premier, ku i ka regjistruar 31 paraqitje këtë edicion dhe ka shënuar dy gola.


Të gjitha lajmet nga Declan Rice
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Declan Rice

“Kam dëgjuar se Real Madridi ka trokitur në derë dhe po bisedon me familjen e tij”, ka thënë Minto për Astro SuperSport.

Jordan Pickford dhe Declan Rice (Foto: Paul Harding/Getty Images/Guliver)

“Nuk po jua them se kush, por është një burim i besueshëm”, ka thënë ai duke iu referuar informacionit që e ka marrë.

Pos klubeve jashtë Anglisë, për Rice kanë shprehur interesim edhe klubet e Ligës Premier, ndër to edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/