LAJMI I FUNDIT:

Reali fiton me rikthim ndaj Gironas, Ramos dhuron spektakël me dy gola

Reali fiton me rikthim ndaj Gironas, Ramos dhuron spektakël me dy gola
MADRID, SPAIN - JANUARY 24: Sergio Ramos of Real Madrid CF scores the second goal via a penalty shot during the Copa del Rey Quarter Final match between Real Madrid CF and Girona FC at Estadio Santiago Bernabeu on January 24, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Real Madrid ka arritur një fitore me rikthim ndaj Gironas me rezultat 4-2, në ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Mbretit.

Girona ka befasuar Real Madridin duke kaluar në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes, kur shënoi Lozano për 1-0 pas asistimit nga Garcia.


Real Madrid u kundërpërgjigj shpejtë pasi në minutën e 18-të barazoi rezultatin në 1-1 kur shënoi Lucas Vasquez.

Lucas Vazquez . (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

E tre minuta para fundit të pjesës së parë, Sergio Ramos realizoi një gol spektakolar nga penalltia për 2-1.

Pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët të cilët gjetën edhe golin e barazimit 2-2.

Ishte minuta e 66-të e ndeshjes kur nga pika e bardhë për Gironën realizoi mesfushori Granell për 2-2.

Por një kapiten nuk e lë asnjëherë në lloç skuadrën e tij dhe kështu ndodhi edhe njëherë pasi Sergio Ramos doli në skenë.

Braziliani Marcelo harkoi bukur në zonë, ndërsa Sergio Ramos shënoi një gol edhe më të bukur me kokë për 3-2.

Tre minuta më vonë, një tjetër brazilian ishte asistues, kësaj radhe Vinicus JR asistoi për Benzeman i cili shënoi për 4-2.

Vinicius Junior bëri një ndeshje të madhe ndaj Gironas.. (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Deri në fund Los Blancos tentuan të shënonin edhe golin e pestë në ndeshje por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Ndeshja kthyese mes Gironës dhe Real Madridit do të zhvillohet pas një jave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori