LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi vazhdon mbretërimin, fiton Superkupën në Shkup kundër Manchester Unitedit (Foto/Video)

Real Madridi vazhdon mbretërimin, fiton Superkupën në Shkup kundër Manchester Unitedit (Foto/Video)

Real Madridi është treguar kampion i vërtet duke e mposhtur Manchester Unitedin në Superkupën e Evropës të zhvilluar në Shkup me rezultat 2-1.

Stadiumi Telekom Arena ishte i stërmbushur me shumë tifozë shqiptarë që kishin shkuar t’i ndjekin nga afër dy gjigantët evropianë.


Në atmosferën e bukur të minutave të para mbretërit morën kontrollin e lojës duke rrezikuar disa herë.

Bale kishte rast të mirë që në fillim të lojës, por ishte i pafat.

Në minutën e 16-të  pas një harkimi nga këndi të Toni Kroos në zonë më së miri u gjend Casemiro i cili më një goditje të bukur me kokë qëlloi shtyllën.

Por nuk vonoi shumë dhe Casemiro gjeti cakun. Pas një pasimi të bukur në zonë nga Carvajal, braziliani gjuajti bukur me të parën duke e mposhtur De Gean.

Manchester United u mundua të reagojë, por që nuk arriti të gjejë portën.

Pjesa e dytë nisi përsëri më mirë për mbretërit. Bale dhe Isco reazlion një aksion mjaftë të bukur, ku uellsiani i pasoi topin duke e lënë të vetëm me portier dhe ky i fundit u tregua i ftohtë duke gjetur portën.

Pas vetëm dy minutash, United lëshoi rastin më të mirë. Pogba gjuan me kokë, por De Gea mbron, ndërsa nga topi i kthyer Lukaku nuk arriti të shënojë edhe pse porta ishte gjysmë e zbrazët.

Por në minutën e 62-të djajtë gjetën golin. Matic gjuan fuqishëm, por Navas mbron e nga topi i kthyer Lukaku gjen golin për 2-1.

United ka mundu t’i barazojë shifrat kur Rashford u gjend i vetëm përballë Navas, por goditja e tij u prit nga portieri për ta dërguar topin në këndore.

Edhe Fellaimi gjuajti me kokë në minutën e 90-të, por Navas ishte në vend.

Rastit të tij iu përgjigj Asensio me një gjuajtje nga afër, por De Gea nuk lejoi të shënohet goli i tretë.

Real Madrid si fitues i Ligës së Kampionëve, fiton edhe Superkupën e Evropës, që do të jetë e paharrueshme për shumë shqiptarë që ishin të pranishëm në stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori