Real Madridi përgatit një transferim të jashtëzakonshëm për Michael Olise

Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se po përgatit një transferim të madh të Micheal Olise gjatë kësaj vere.
Sipas The Telegraph, kandidati presidencial i Real Madridit, Florentino Perez, do të nisë një ofertë të madhe me vlerë 150 milionë eurosh për të nënshkruar me sulmuesin anësor të Bayern Munich, nëse fiton zgjedhjet këtë të diel.
Perez kohët e fundit premtoi se Los Blancos do të nënshkruanin me një mesfushor të nivelit të lartë ose një sulmues në një transferim rekord këtë verë.
Olise pati një sezon spektakolar 2025/26, duke u bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë aktualisht.
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Real Madrid will launch a 𝗠𝗔𝗦𝗦𝗜𝗩𝗘 €150m bid for Bayern Munich’s Michael Olise if Florentino Pérez is re-elected as the club president.
Pérez said that a victory on Sunday would trigger a transfer bid on Tuesday. He kept the player's name under wraps… pic.twitter.com/zJJOQAjDKp
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 5, 2026
Ylli 24-vjeçar francez shënoi 22 gola dhe dha 31 asistim në të gjitha garat për bavarezët.
Një vijë sulmi me Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Olise do të bënte kërdinë në çdo mbrojtje në botë.
Olise gjithashtu dha një paraqitje fenomenale në dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit sezonin e kaluar. /Telegrafi/



































