LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nuk pajtohen me vendimet e gjyqtarit Hernandez: Publikohen dhjetë vendime të tij kundër ‘mbretërve’

Real Madridi nuk pajtohen me vendimet e gjyqtarit Hernandez: Publikohen dhjetë vendime të tij kundër ‘mbretërve’

Te Real Madridi janë të zemëruar me gjyqtarin Alejandro Hernandez Hernandez pas barazimit në derbin e së dielës ndaj Atletico Madridit (1-1).

Gjyqtari nuk iu dha kampionëve në fuqi një penallti në pjesën e parë në “Wanda Metropolitano”, pavarësisht se shkoi në monitorin e VAR, ku dukej një prekje me dorë nga Felipe në zonë.


Ky incident është vetëm i fundit në listën e gjatë të ankesave të Los Blancos ndaj gjyqtarit në ndeshje vendimtare, duke radhitur 10 prej tyre.

1. Një penallti ndaj Varane nga Rakitic (2019/20)

Në Clasico e sezonit të kaluar në Camp Nou, Real Madrid kërkonte dy penallti, të dyja për faullet ndaj Raphael Varane. E para ishte një tërheqje nga Ivan Rakitic.

2. Një penallti ndaj Varane nga Lenglet (2019/20)

Incidenti i dytë në të njëjtën El Clasico zemëroi më shumë Real Madridin, pasi Clement Lenglet rrëzoi mbrojtësin francez në zonë.

3. Loja me dorë e Jose Campana (2019/20)

Kundër Levantes, Real Madrid dëshironte një penallti pas lojës me dorë nga Jose Campana. Los Blancos përfunduan duke e humbur atë ndeshje.

4. Faulli i Luis Suarez te goli i shënuar (2017/18)

Në një tjetër El Clasico, Suarez vodhi topin nga Varane me ndërhyrje ndaj francezit, ndërsa ai aksion u mbyll me gol. Vetë Suarez tha se “ishte pak faull” më pas.

5. Jordi Alba në Marcelon (2017/18)

E njëjta ndeshja. Los Blancos dëshironte një penallti për një faull nga Jordi Alba ndaj Marcelos kur rezultati ishte i barabartë, por nuk u dha.

6. Dora e Jordi Alba në qafën e Modric (2017/18)

Ky është një incident tjetër nga e njëjta El Clasico, ku Real Madrid donte që Jordi Alba të largohej nga loja pasi kapi qafën e Luka Modri . Ai tashmë kishte një karton.

7. Faulli për penallti i Umtiti ndaj Cristiano Ronaldos (2016/17)

Me titullin e La Ligas në lojë, Real Madridi dëshironte një penallti për një faull ndaj Cristiano Ronaldos, por asgjë nuk u dha dhe nuk kishte VAR atëherë.

8. Kartoni i kuq i Sergio Ramos kundër Messi (2016/17)

Një tjetër kundër Barcelonës, këtë herë pasi Sergio Ramos u përjashtua për një faull ndaj Lionel Messit, por Los Blancos pretendojnë se ndëshkimi ishte i gabuar.

9. Goli i anuluar i Bale në Camp Nou (2015/16)

Ishte El Clasico e parë e Zinedine Zidane si trajner dhe Gareth Bale shënoi për ta dërguar Real Madridin në epërsi prej 2-1. Por goli u anulua për një faull të pretenduar ndaj Jordi Albas.

10. Loja me dorë e Felipe (2020/21)

Rasti i fundit në listë erdhi të dielën, dhe Real Madrid u mërzit përsëri nga vendimmarrja e gjyqtari Hernandez Hernandez.

VAR i tha atij që të rishikonte lojën me dorë, por ai nuk e ndjeu se ishte i denjë për një penallti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori