Real Madridi gati të thyejë çdo rekord, planifikohet kjo ofertë marramendëse për Olisen


Real Madridi ka vendosur Michael Olisen si objektivin kryesor të afatit kalimtar veror, raporton MARCA.
Gjiganti spanjoll po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte rekord, duke qenë i gatshëm të investojë më shumë se 200 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit francez të Bayern Munichut.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Florentino Perez kishte paralajmëruar një transferim të madh me vlerë rreth 150 milionë eurosh, ndërsa spekulimet e mëparshme për Julian Alvarez tashmë konsiderohen si një manovër për të larguar vëmendjen nga objektivi i vërtetë.

Brenda klubit madrilen, Olise shihet si profili ideal për krahun e djathtë të sulmit, me cilësi dhe potencial për ta çuar në një nivel edhe më të lartë repartin ofensiv të “Los Blancos”.
Një tjetër faktor që e bën francezin kaq tërheqës për Real Madridin është bashkëpunimi i shkëlqyer që ai ka krijuar me Kylian Mbappen te kombëtarja e Francës.
Dyshja tregoi sërish lidhjen e fortë në fitoren e fundit të Francës ndaj Senegalit në Kupën e Botës, ku Olise asistoi për yllin madrilen.
Megjithatë, realizimi i transferimit nuk pritet të jetë i lehtë.
Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm, me presidentin Herbert Hainer që ka deklaruar publikisht se klubi bavarez nuk planifikon shitjen e Olises./Telegrafi/





































