LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid e fiton Super Kupën e Evropës (Video)

Real Madrid e fiton Super Kupën e Evropës (Video)

Madrilenët janë fitues të Super Kupës së Evropës.

Real Madrid ka arritur të triumfoj në stadiumin norvegjez të Trondheimit kundër Sevillas me rezultat 3:2, në saje të golit në minutën e 118-të takimit të shënuar prej Dani Carvajhal.


Marco Asensio ka kaluar në epërsi Los Blancos të Zinedine Zidane. Talenti i ri 20-vjeçar ka shënuar një supergol në minutën e 21-të takimit.

asesnsio

Por, skuadra andaluziane nuk u dorëzua dhe filloi të sulmoi pa reshtur portën e Merenguez, transmeton Telegrafi.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme, Sevilla barazoi përmes Franco Vazquezit. Ky i fundit shënoi në minutën e 40-të takimit dhe me ç’rast, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë Sevilla kontrolloi ndeshjen në saje të mungesave të shumta në radhët e Real Madridit.

Pas një sulmi që nuk premtonte shumë, kuqebardhët fituan një penalti në saje të një ndërhyrje të palejuar të kapitenit Sergio Ramos në dëm të sulmuesit Vittolos.

konmo

Yevhen Konoplyanka morri përgjegjësinë për të ekzekutuar penaltinë, ku në minutën e 70-të u tregua i saktë duke mposhtur, Kiko Casillan.

Por, kur pritej të përfundonte takimi, Reali ka barazoi në sekondat e fundit të takimit.

Ishte kapiteni, Sergio Ramos që realizoi gol me kokë në kohën shtesë dhe ndeshja, shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

dania
Pothuajse me të filluar sërish takimi, Sevilla ka mbetur pa një lojtar.

Timothee Kolodziejczak është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht është përjashtuar prej ndeshjes në minutën e tretë të vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Por, në vazhdime pas një aksioni personal, Dani Carvajhal arriti të shënoi golin e fitores në minutën e 118-të takimit.

Vlen të theksohet se kjo është humbja e tretë rresht e Sevillas në këtë garë dhe e dyta brenda dy viteve kundër Realit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori