LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme të El Clasicos së parë gjysmëfinale të Copa del Rey

Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme të El Clasicos së parë gjysmëfinale të Copa del Rey

Real Madridi dhe Barcelona do të ndeshen sot (e enjte) në ndeshjen e parë El Clasico të vlefshme për gjysmëfinalen e Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Los Blancos janë nikoqir të Blaugranave në takimin e parë gjysmefinal që pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 21:00.


Ekipi i Carlo Ancelottit vjen nga një formë e lartë nga të gjitha garat, me pesë fitore dhe një barazim nga shtatë ndeshjet e fundit dhe do të tentoj të krijoj avantazh me fitore nga ndeshja e parë gjysmëfinale.

Në anën tjetër, ekipi i Xavit ishte në një formë të lartë me 18 ndeshje pa humbje, deri para eliminimit nga Manchester Unitedi në Ligën e Evropës dhe humbja e fundit në La Liga nga Almeria, kështu që do të tentoj të rikthej formën dhe rezultatet pozitive.

Sikurse Ancelotti, ashtu edhe Xavi do të përballen me mungesa të theksuara nga ky takim, por pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Italiani do të bazohet te emra si Thibaut Courtoit në portë, Dani Carvajal dhe Eder Militao në mbrojtje, Aurelien Tchouameni e Luka Modric në mesfushë dhe Vinicius Junior dhe Karim Benzema në sulm.

Spanjolli do të ketë besimin e tij në emra si Marc-Andre ter Stegen në portë, Jules Kounde dhe Ronald Araujo në mbrojtje, Sergio Busquets e Frenkie de Jong në mesfushë dhe Raphinha dhe Gavi në sulm.

Te Real Madridi mungesat e mëdha do të jenë David Alaba dhe Ferland Mendy, ndërsa të Barcelona: Ousmane Dembele, Pedri dhe Robert Lewandowski.

Ndeshja kthyese në Camp Nou pritet të zhvillohet pas më shumë se një muaji apo më saktë me datë 5 prill.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Tchouameni, Kroos, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr;

Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Kounde, Christensen, Balde; Busquets, De Jong, Sergi Roberto; Raphinha, Gavi, Ferran Torres;

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori