LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë Babastars: Kemi të drejtën e instrumentalit, nuk e vodhëm (Foto)

Reagojnë Babastars: Kemi të drejtën e instrumentalit, nuk e vodhëm (Foto)

Top hip hop labeli shqiptar, Babastars, kanë reaguar me anë të një komunikate të plasuar në rrjetet sociale për raportimet që pasuan pas lansimit të këngës “BS”.

Telegrafi raportoi se projekti “BS” ka instrumental të huazuar dhe ngjashmëritë janë evidente.

Lexo më shumë:  Syzet e Getit me çmim marramendës, vjedhja e këngës i kushtoi më pak se një makiato (Foto)

Vet reperi Getoar Selimi dhe producenti LiBeats nuk reaguan pas këtyre raportimeve, megjithatë, një reagim ka ardhur në emër të gjithë labelit Babastars.


Në komunikatë sqarohet se në instrumental është një “sample”, një pjesë e instrumentalit, që e ka blerë producenti dhe e ka shfrytëzuar me të drejtë të plotë, teksa teksti dhe vija melodike janë origjinale.

Lexo më shumë: Kënga ‘BS’ e Getit u kopjua prej francezëve (Video)

Kënga “BS” në start të orëve të para arriti të klikohet mbi 300 mijë herë, duke shkaktuar bujë të madhe sidomos ekstravaganca e Getoar Selimit në videoklip, i cili shihet me syze në vlerë 1200 euro. /Telegrafi/

"Sample " prodhohet per tu perdorur qe nga momenti kur del ne treg. Mundet ta bleje cdo muzikant/producent ne bote edhe…

Posted by BABA STARS on Sunday, 27 March 2016