LAJMI I FUNDIT:

Syzet e Getit me çmim marramendës, vjedhja e këngës i kushtoi më pak se një makiato (Foto)

Syzet e Getit me çmim marramendës, vjedhja e këngës i kushtoi më pak se një makiato (Foto)

Pak orë më parë Getoar Selimi në bashkëpunim me Onatin solli videoklipin “BS”.

Përveç se u raportua se melodia e këngës është e vjedhur, Telegrafi ka zbuluar edhe disa detaje të reja rreth këngës dhe paraqitjes skenike të këngëtarëve.


Në fakt, bëhet fjalë për syzet e reperit shqiptar, Getit dhe vijës melodike të këngës.

Sipas një hulumtimi të bërë del që syzet e reperit kanë kushtuar më tepër se melodia e vjedhur e këngës.syzet

Syzet e Getit kushtojnë rreth 1811 euro në tregun ndërkombëtar sipas ueb-faqes “farfetch.com”.

Kurse instrumentali është blerë online vetëm për 99 cent duke u bazuar në ueb-faqen e iTunes.bityi

Ndërkohë, instrumentali i këngës është kopjuar nga ajo “Welcome dans la gropte”, të cilën e sollën në vitin 2014 katërshja e reperëve francezë, Blacky Blaak, Neto, Raz dhe Matso.

KËTU mund ta dëgjoni vijën melodike të këngës së vjedhur të Getit. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: A e kopjoi Geti këngën ‘BS’ prej francezëve? (Video)