LAJMI I FUNDIT:

Reagim i ashpër nga motra e Dafina Zeqirit, flet rrëndë për babain

Reagim i ashpër nga motra e Dafina Zeqirit, flet rrëndë për babain

Motra e Dafina Zeqirit, Besa Tafari, ka reaguar pas shkrimeve në media për të.

Ajo në një reagim në gjuhën angleze në mediat shqiptare, ka bërë të ditur se është motra e Dafinës nga nëna Melihate Zeqiri dhe jo nga një martesë tjetër e babait të saj.

Ajo në këtë reagim sqaron se është 10 muaj më e vogël se Dafina, teksa shpreh indinjatën me këtë fakt.


Ky reagim është dërguar në redaksinë e Telegrafi Magazinës:

“Jam vajza e Melihate Zeqirit, motra ime Dafina është 10 muaj më e madhe se unë dhe unë jam lindur një muaj më herët se sa është paraparë. Ne të gjithë e ndajmë të njëjtën gjë – zërin tonë dhe humorin e madh”.

“Gabimet ndodhin shpesh në revista e portale, por ajo që ne duhet të konsiderojmë ëhtë se jemi njerëz me emocion dhe të lexosh një gjë të tillë e të marrësh emaila nga motrat e fansat dhemb shumë”.

“Tashmë si modele ndihem e vetmuar nga do që shkoj, por kjo më bëri të qaj. Aq e ndjeshme, aq jo relevante. Nëna ime ka tri vajza dhe ajo ishte nëna jonë ashtu sikurse një baba. Nuk ka burrë tjetër në botë që tejkalon atë që ajo ka tejkaluar. Nuk ka meshkuj të vërtet më në botë, ka pak, por unë nuk kam pasur rastin ta kem për baba. Siç ju kam thënë më herët, ai kurrë nuk ka qenë në fotografi me ne sepse ai ka qenë shumë i preokupuar që të lë shuëm femra shtatzënë dhe t’i lë fëmijët jetimë”.

“Dhe derisa Dafina nuk u bë e famshme dhe unë një modele, ai nuk na ka kontaktuar. Kjo është hipokrizi që të lajmërohesh pas 21 vitesh pa kërkim falje dhe vetëm me pritshmëri. Kështu që ai nuk ekziston në jetën time, mendjen time. Pse? Sepse nuk e ushqej shpirtin tim me gjëra të këqija”.

“Unë jam një Zeqiri. Mbiemri im i ri vjen nga martesa. Prej kur një mbiemër xhamaikan është bërë shqiptar? Nuk ka kuptim”, u shpreh në këtë reagim motra e Dafina Zeqirit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori