LAJMI I FUNDIT:

RB Leipzig fiton me rikthim ndaj Bayernit

RB Leipzig fiton me rikthim ndaj Bayernit

RB Leipzig ka fituar në shtëpi ndaj Bayern Munichut me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Bundesligas.

Bayern Munich është mposhtur nga RB Leipzig duke përjetuar humbje në kampionatin gjerman pas një kohe të gjatë, ku kishte 12 fitore dhe një barazim.


Pjesa e parë u dominua nga vendasit, por goli i parë i ndeshjes u shënuan nga Bayerni, ku në minutën e 12-të kaluar në epërsi 1-0 pas golit të Sandro Wagner.

Sandro Wagner (Foto: Bayern/Twitter)

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë duke shënuar në minutën e 37-të për 1-1 me anë të mesfushori Naby Keita, i cili i dërgoi në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë, Bavarezët ishin më të mirë duke dominuar lojë, por vetëm vendasit shënuan.

Luhej minuta e 56-të e ndeshjes, kur sulmuesi Timo Werner shfrytëzoi për mrekulli një asistim nga Keita dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi 2-1.

Goli i Werner doli të jetë vendimtar (Getty Images)

Ky gol i Wernerit doli të jetë i fitores për Leipzigun, pasi edhe përkundër rasteve të Bayernit shifrat mbeten të pandryshuara dhe vendasit fituan në fund me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Leipzigu mbetet në pozitën e gjashtë me 43 pikë, ndërsa Bayerni vazhdon të kryesor renditjen me 66 pikë.

Në takimin e radhës, Bayerni luan në shtëpi ndaj Borussia Dortmundit, ndërsa Leipzigu udhëton te Hannoveri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori