LAJMI I FUNDIT:

Rashica arrin në Stamboll, në pritje të zyrtarizimit te Galatasaray

Rashica arrin në Stamboll, në pritje të zyrtarizimit te Galatasaray

Milot Rashica pritet ta vazhdoj karrierën te gjiganti turk Galatasaray.

Sulmuesi nga Kosova është larguar nga skuadra angleze Norwich City pas vetëm një viti qëndrim në Angli.


Ishte gjiganti turk Galatasaray që mbrëmë doli me një njoftim ku tregoi se është në bisedime me Norwichin dhe Milot Rashicën për huazimin e vushtrriasit.

E në orët e para të mëngjesit të ditë së sotme, Rashica ka arritur në Stamboll për të finalizuar transferimin te Galatasaray.

Ai është pritur në aeroportin e Stambollit nga tifozët verdhekuq, derisa ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për televizionin e klubit.

“Është diçka e bukur të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur”.

“A është hera e parë në Stamboll? Jo, kam qenë edhe më parë”, tha shkurtimisht Rashica.

Gjatë ditës së sotme Galatasaray pritet të dalë me njoftim zyrtar për huazimin e Rashicës për një vit, derisa dy klubet do të zbulojnë edhe detajet e marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori