Ralf Rangnick debutoi me fitore si trajner i Manchester United, falë eurogolit të Fred – për të thyer kështu mbrojtjen e Crystal Palace. United ia doli të mbajë portën e paprekur dhe ndodhet tre pikë larg zonës Ligës së Kampionëve.

Trajneri gjerman nuk i kurseu elozhet për djemtë e tij, duke u shfaqur i gëzuar në prononcimin e dhënë për ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra, sidomos në 30 minutat e para. Presingu ynë ishte i shkëlqyer, na mungoi vetëm goli. U mbrojtëm mirë dhe e kontrolluam ndeshjen gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar Rangnick.

Rangnick thyen ‘magjinë e zezë’ të trajnerëve gjermanë në Ligën Premier Rangnick thyen ‘magjinë e zezë’ të trajnerëve gjermanë në Ligën Premier

“Mbajtja e paprekur e portës ishte shumë e rëndësishme. Kam mbetur realisht i befasuar nga loja e djemve, duke marrë parasysh edhe faktin që kemi zhvilluar vetëm një seancë stërvitore së bashku”.

“U paraqitëm shumë më mirë se pritshmëritë. Është gjithmonë më e lehtë të ndërtosh kur skuadra vjen nga një periudhë e suksesshme. Në përgjithësi, unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot”, theksoi trajneri gjerman.

Rangnick e fillon me fitore aventurën te United - Djajtë e Kuq fitojnë minimalisht ndaj Crystal Palaces Rangnick e fillon me fitore aventurën te United - Djajtë e Kuq fitojnë minimalisht ndaj Crystal Palaces

Unitedi me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, tre më pak se West Hami që është në të katërtin.

Në javën e 16-të, Manchester United do të ketë punë me Norwichin e Milot Rashicës. /Telegrafi/