LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj me një veprim për duartrokitje për flamurin kombëtar (Video)

Ramë Lahaj me një veprim për duartrokitje për flamurin kombëtar (Video)

Ramë Lahaj për pushime të fundvitit ka vendosur të shpenzojë kohën në Kosovë.

Tenori më i famshëm shqiptar ka pasur shumë angazhime këtë vit anembanë globit dhe Vitin e Ri pritet ta kaloj pranë familjes.


Por, gjatë rrugës me veturë këngëtari ka bërë një gjest për tu duartrokitur dhe ka dhënë një këshillë për të gjithë.

https://www.instagram.com/p/BbcrIqzHtwz/?taken-by=ramelahaj

Në fakt, ai ka hasur në një flamur kuqezi të rrëzuar në tokë dhe ka ndaluar për ta larguar që mos ta shkelin kalimtarët.

“Flamuri shqiptar na përfaqëson të gjithëve dhe të gjitha vlerat që i konsiderojmë të shenjta, andaj mos shkelni mbi të”, ka shkruar Rama në Instagram.

Muaj më parë tenori me famë botërore, Placido Domingo ka dhënë vlerësime maksimale për artistin tonë.

Ndryshe, tenorin do ta shohim edhe në shumë koncerte të ndryshme në çdo cep të globit. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BdSPK0tHsQQ/?taken-by=ramelahaj