LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj kujton artistët Nexhmije Pagarusha, Avni Mula dhe Ismet Peja me një interpretim të mrekullueshëm në Fest’ 59

Ramë Lahaj kujton artistët Nexhmije Pagarusha, Avni Mula dhe Ismet Peja me një interpretim të mrekullueshëm në Fest’ 59
Foto: YouTube

Sot (e mërkurë) është duke u mbajtur nata finale e edicionit të 59-të të Këngës në RTSH.

Surprizat në këtë mbrëmje nuk munguan dhe njëri nga të ftuarit e festivalit ishte tenori me prejardhje nga Istogu, Ramë Lahaj.


Ai bëri një bashkëbisedim në skenë me prezantuesin Blendi Salaj, ndërsa tregoi se ka vendosur t’i interpretojë tri këngë në nder të artistëve të famshëm, Nexhmije Pagarusha, Avni Mula dhe Ismet Peja, të cilët ndërruan jetë gjatë këtij viti.

Foto: YouTube

Duke qenë se ka arritur të jetë pjesë e skenave të famshme në botë, Lahaj u pyet se në cilat nga skenat nuk është ngjitur akoma.

“Në fakt, për mua është kënaqësi të jem në mesin tuaj unë jam rritur me Festivalin, jam rritur me këto këngë të Festivalit e po ashtu me dëshirën për të qenë një ditë në skenën e Festivalit duke i përmbledhur të gjitha ato skenat që unë nuk kam kënduar akoma, kështu që për mua është vërtetë kënaqësi që sonte të jem këtu bashkë, edhe pse ndër vite unë kam marrë ftesën nga drejtori i Festivalit, por isha gjithnjë larg”, ka thënë ai.

Fest’ 59: Jonida Vokshi tërheq vëmendje me dukjen glamuroze në natën finale
Lexo po ashtu Fest’ 59: Jonida Vokshi tërheq vëmendje me dukjen glamuroze në natën finale

Ai po ashtu flet për vitin 2020, megjithëse ishte një vit i pazakontë për shkak të pandemisë me COVID-19.

“Këtë vit e kam marrë si vit reflektimi dhe kam pasur fatin që në rrethin tim të ngushtë familjar nuk e kemi vuajtur shumë problemin e pandemisë, e kam shijuar me njerëzit që ndër vite unë po këndoja dhe nuk kisha kohë e mundësi të takohesha e të kalonim kohë bashkë. E kam shfrytëzuar për të reflektuar për veten e për të ardhmen, e po ashtu për të kaluar kohë me miqtë e mi të dashur dhe familjen”, vazhdoi ai.

Foto: YouTube

Në anën tjetër, Rama vendosi t’i rikujtojë tri ikonat e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, Avni Mula dhe Ismet Peja, teksa zgjodhi të këndojë këngët e tyre.

“Tre nga ikonat dhe kolosët e muzikës shqiptare që vdiqën këtë vit që janë Nexhmije Pagarusha, Avni Mula dhe Ismet Peja, duke pasur parasysh që unë jam rritur me këngën e mirëfilltë dhe me këngën burimore shqipe do të kujtonim tri nga kryeveprat e këtyre artistëve”, theksoi tenori me famë botërore. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori