LAJMI I FUNDIT:

Ramadani flet para duelit me Ballkanin: Nuk e kemi ngritur flamurin e bardhë, duam fitore

Ramadani flet para duelit me Ballkanin: Nuk e kemi ngritur flamurin e bardhë, duam fitore

Drita do të përballet me Ballkanin në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e tretë në Albi Mall Superligë.

Aktualisht diferenca mes dy skuadrave është tetë pikë, me Dritën që ndodhet në pozitën e tretë me 31 pikë dhe Ballkanin në të parën me 39 sosh.


Gjilanasit synojnë që të marrin fitore për t’u afruar edhe më shumë në tabelë dhe për ta rivalizuar Ballkanin për titullin kampion.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka thënë se ende nuk e kanë ngritur flamurin e bardhë sa i përket garës për titull të kampionit.

“Është një derbi direkt për objektivat që kanë dy skuadrat edhe pse Ballkani është në avantazh me pikë, ne ende nuk e kemi ngritur flamurin e bardhë dhe qind për qind do e japim maksimumin për objektivin e kësaj ndeshje”.

“Mund të them se takohen dy skuadrat më të mira në Superligë. Kemi përballë një skuadër cilësore, por gjithmonë duke pasur besim te ekipi im te futbollistët e mi. Sa i përket ndeshjes do të jetë një derbi i vërtetë, një derbi ku mund të vendos një detaj dhe ai shpresoj të jetë në favor tonë dhe në fund t’i gëzohemi fitores”, theksoi Ramadani.

Tutje Ramadani ka thënë në konferencë për shtyp se ka besim te futbollistët e tij dhe se fitorja do të jetë e tyre të mërkurën.

“Ne dalim që ta fitojmë ndeshjen. Opsion i vetëm është për të dhënë maksimumin, për të menaxhuar sa më mirë situatat, rezultatin. Me një fitore tonën do të rriteshin apetitet edhe te skuadrat tjera”.

“Duke e pas besimin në maksimum dhe duke e dit punën e mirë që po e zhvillojmë, e sinqertë dhe pa dyshim do na bie edhe suksesin. Jemi në hap, kam besim te djemtë dhe fitorja ndaj tyre nesër nuk do të niset pranvera me aq komoditet dhe edhe skuadra të tjera do të kenë mundësi kreun e tabelës”, tha Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori