LAJMI I FUNDIT:

Rama, Zaev dhe Vuçiq takohen në Tiranë, opozita në Shqipëri njofton protestë kundër ‘Open Balkan’

Rama, Zaev dhe Vuçiq takohen në Tiranë, opozita në Shqipëri njofton protestë kundër ‘Open Balkan’

Tirana do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Open Balkan i njohur si Ballkani i Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshijë edhe Komisionin Evropian.

Të hënën dhe të martën, udhëheqësit e tri vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që për synim thuhet ka lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.


Zaev dhe Vuçiq, të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e odave ekonomike së vendeve të tyre, do të arrijnë sot pasdite në Tiranë.

Ditën e parë është parashikuar një darkë zyrtare në Elbasan, ku do jetë i pranishëm përfaqësuesi i Këshillit Atlantik, Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.

Të martën, takimi do të nisë në orën 09:00 në pallatin e Brigadave. Ekipeve të tri vendeve do t’i bashkohet online dhe komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhely si dhe drejtori i CEFTA-së, Emir Gjikiq, si dhe Majlinda Bregu si sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiq e Zaev është për kushtet për qasjen e lirë në tregun punës. Marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndërsjellë për operatorët ekonomikë.

Takimi i Tiranës mbyllet me konferencën e përbashkët për shtyp të tre liderëve.

Zbardhet agjenda e takimit “Open Balkan”
Lexo po ashtu Zbardhet agjenda e takimit “Open Balkan”

Para takimit në Tiranë, përmes një letre publikuar në gazetën malazeze Dan, Rama, Vuçiq dhe Zaev kanë ftuar Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën të bëhen pjesë e Open Balkan, që konsiderojnë si vizion për tejkalimin e pengesave sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit nëpërmjet zbatimit të katër lirive themelore të BE-së.

Në ditën e parë të këtij samiti një pjesë e opozitës shqiptare e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka lajmëruar protestë para Kryeministrisë kundër nismës Open Balkan.

Takimi i sotëm do të shoqërohet me protesta përpara kryeministrisë kundër nismës Open Ballkan. Berisha kishte njoftuar dy ditë më parë këtë protestë, siç e ka quajtur ai, në mbrojtje të interesit kombëtar.

Ndryshe, Open Balkan është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Rama, Zaev dhe Vuçiq në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

“Qeveria e Kosovës është qeveri e një shteti sovran. Ne përfaqësojmë popullin e Kosovës pas zgjedhjeve që i kemi fituar masivisht, si asnjëherë më parë dhe çfarëdo bashkëpunimi që zhvillohet, zhvillohet në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë interes të Kosovës, me një Serbi që mohon krimet e luftës, dhe nuk e njeh pavarësinë, të bëhemi bashkë e të vendosim me shumicë votash aty”, pati deklaruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori