LAJMI I FUNDIT:

Rama në Nju Jork, zhvillon takimet e para

Rama në Nju Jork, zhvillon takimet e para

Gjatë qëndrimit në New York, kryeministri Edi Rama është takuar me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly.

Në këtë takim kryeminisitri shoqërohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.


Rama u takua me tej edhe me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se me zyrtarin e lartë ka folur për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë.

Rama ndodhet që prej datës 14 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Shqipëria këtë muaj mban presidencën e këshillit të sigurimit në OKB.

Nesër kreu i qeverisë shqiptare do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë që lidhet me pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në sigurinë botërore. Në SHBA ndodhet edhe presidenti Bajram Begaj. /Telegrafi/