Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe zhvilloi një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”.
I pyetur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama u shpreh se është e pamundur të parashikojë të ardhmen.
Sipas tij, “edhe BE nuk di gjë për këtë, askush nuk e di”.
“Pjesa e thjeshtë dhe më e vështirë për ne është që duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Kjo është thjeshtë, por duhet t’i përmbushim këto detyra jo se duhet ti bëjmë qejfin Berlinit apo Parisit, por se këto detyra janë thelbësore për ta bërë Shqipërinë një demokraci moderne dhe funksionale me institucione të cilat punojnë për njerëzit, për interesin kombëtar dhe Shqipërinë në skenën ndërkombëtare”, theksoi kreu i qeverisë.
Ai nënvizoi se janë rreth 4 mijë ligje që duhet të miratohen.
“A do ta bëje Shqipërinë një vend anëtar?Kush e di çfarë do të bëjë BE në të ardhmen. Kemi parë një BE që ka qenë hipokrit me ne, i kishim bërë detyrat e shtëpisë, por nuk ishte e mjaftueshme, sepse ata kishin problemet e tyre. BE është federatë egosh që ndonjë herë nuk pikëtakohen me njëra-tjetrën”, tha Rama.
“Ka 27 zgjedhje për çdo gjë dhe nuk janë në të njëjtën ditë. Kështu që duhet ta lexosh BE duke parë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi nëse i bën apo detyrat e shtëpisë, nuk ka rëndësi nëse Komisioni Evropian është i pranishëm pikërisht për të vlerësuar teknikisht dhe jo politikisht, objektivisht dhe jo subjektivisht se sa ka bërë ky shtet punën e vet. Për të thënë, po ky shtet e ka bërë punën e tyre dhe meriton për të çelur bisedimet për anëtarësim”, theksoi Rama.
Rama deklaroi se “lufta në Ukrainë e solli në vetë BE kur bëhet fjalë për gjeopolitikën. Tashmë janë më vigjilent dhe e kuptojnë që nuk mund ta lënë Ballkanin jashtë gjithë këtij projekti”.
“Ajo për të cilën lutemi është që BE të vazhdojë te ekzistojë deri sa ne të përmbushim detyrat e shtëpisë dhe pastaj të shpërndahen, është problemi i tyre. Ne duam të jemi një shtet që është demokraci funksionale dhe moderne për brezat e ardhshëm dhe këtë nuk mund ta bësh pa BE”, u shpreh Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

KFOR për situatën në veri: Prapa protestuesve kishte grupe kriminale

Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Rrufeja depërton nga oxhaku në brendësi të një shtëpie në Drenas

Drafti i Edi Ramës për Asociacionin, “tekst serioz“ për BE-në

Situata në veri, Kurti takon ambasadorin britanik: Sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë