LAJMI I FUNDIT:

Rakitic: Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit

Rakitic: Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit
Ivan Rakitic - Luka Modric (Getty Images)

Ivan Rakitic i Barcelonës ndjen se bashkëlojtari i tij te Kroacia dhe rivali i Real Madridit, Luka Modric, meriton të fitojë çmimin e Topit të Artë  për lojtarin më të mirë të Kupës së Botës.

Modric ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë arritjes së parë të Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen me Francën të dielën.


Kështu, Rakitic do të vendosë besnikërinë e klubit në njërën anë pasi ka thënë se Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit në Rusi.

Modric, Mbappe dhe Kane mund t'i japin fund dominimit të Ronaldos dhe Messit për "Topin e Artë"
Lexo po ashtu Modric, Mbappe dhe Kane mund t'i japin fund dominimit të Ronaldos dhe Messit për "Topin e Artë"

“Duhet të jetë një kroat dhe kapiteni ynë Modric e meriton”, ka thënë fillimisht Rakitic në një konferencë për shtyp.

Modric po udhëheq Kroacinë drejt triumfit në Botëror (Getty Images)

“Unë jam i sigurt se FIFA do ta zgjedhin atë, ndërsa kroatët e tjerë do të jenë në 11-shen më të mirë”.

“Megjithatë, ne nuk duam atë”.

Modric: Do t'i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për trofeun e Kupës së Botës
Lexo po ashtu Modric: Do t'i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për trofeun e Kupës së Botës

“Ne duam vetëm të fitojmë Kampionatin Botëror”, përfundoi mesfushori kroat.

Ndryshe, Modric para disa ditësh ka deklaruar se do t’i jepte gjithë trofetë e Ligës së Kampionëve për të fituar Kupën e Botës. /Telegrafi/

Fituesi i 'Topit të Artë', Luka Modric kishte një fëmijëri brutale – Ishte refugjat, gjyshin ia kishin qëlluar për vdekje në luftë dhe u refuzua disa herë nga disa klube kroate
Lexo po ashtu Fituesi i 'Topit të Artë', Luka Modric kishte një fëmijëri brutale – Ishte refugjat, gjyshin ia kishin qëlluar për vdekje në luftë dhe u refuzua disa herë nga disa klube kroate